Have a question?
Message sent Close

Shoqata Përtej Barrierave

Shoqata Përtej Barrierave (BBA) është një organizatë jofitimprurëse e shoqërisë civile, e themeluar në qershor 2004. Ne punojmë me të rinjtë në nivel kombëtar, rajonal dhe evropian, duke nxitur fuqizimin e tyre përmes edukimit jo-formal. Misioni ynë është promovimi i përfshirjes, mundësive të barabarta dhe cilësisë më të mirë të jetesës për të gjithë të rinjtë dhe mbështetja e themeleve të ndërtimit të një shoqërie më të mirë për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

Grupi i synuar: të rinjtë në përgjithësi me fokus të veçantë tek të rinjtë me më pak mundësi si të rinjtë nga zonat rurale, të rinjtë nga minoritetet, të rinjtë me aftësi të kufizuara, të rinjtë që përballen me probleme sociale dhe ekonomike.

BBA ka shumë përvojë në punën me të rinjtë dhe edukimin jo-formal dhe deri më tani ka organizuar, udhëhequr dhe ka qenë partner në qindra aktivitete dhe projekte në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Që nga viti 2011 dhe deri më tani ne jemi pika e kontaktit për programin Erasmus plus dhe European Solidarity Corps.

Organizata BBA ka organizuar shumë aktivitete të tjera në të kaluarën lidhur me edukimin për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe pjesëmarrjen aktive, përfshirjen dhe barazinë, barazinë gjinore, mësimin ndërkulturor, sipërmarrjen, aktivitetet sportive dhe dixhitalizimin e inovacionin në nivel lokal, kombëtar dhe evropian. Nëpërmjet projekteve tona ne i udhëzojmë të rinjtë tanë që të fuqizohen dhe të kuptojnë më mirë diversitetin kulturor, rëndësinë e tolerancës dhe i ndihmojmë ata të reflektojnë mbi fenomenet sociale si racizmi, ksenofobia, paragjykimet dhe si mund të punojnë për barazinë dhe pranimin.

Aktivizon.al

Ndiq tani modulet e trajnimit online, në mënyrë të pavarur, asinkrone dhe pa asnjë pagesë!

Platforma Aktivizon.al është një platformë virtuale, e cila vjen me qasjen e të mësuarit asinkron duke ofruar akses për të mësuar përmes përdorimit të mësimit online pa nevojën për t’u takuar ballë për ballë me një trajner/fasilitues. Platfroma është e hapur për aksesim për këdo dhe nga cilido vend i Shqipërisë – mjafton aksesi në internet – dhe është e gjitha në gjuhën Shqipe në mënyrë që cdo i ri shqiptar që ka njohuri bazë të lundrimit në internet të mund ta përdorë lehtësisht.

Eventet

masterstudy_placeholder