Mesimi nderkulturor ne punen me te rinjte

Mirë se vini në modulin “Mësimi ndërkulturor në punën me të rinjtë” !

Qëllimi i këtij moduli është t’i njohë punonjësit rinorë me principet e mësimit ndërkulturor, duke rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e diversitetit kulturor dhe duke ofruar një set metodash të vlefshme që mund t’i përdorin gjatë punës me të rinj nga sfonte të larmishme kulturore.

 

Mjetet e përdorura:

  • 4 video
  • 3 burime shtesë
  • 5 forume
  • 5 detyra praktike në Padlet
  • 1 detyrë praktike në Jamboard

* Ne kemi përgatitur për ju një varietet materialesh, detyrash praktike dhe burimesh të përzgjedhura. Gjithsesi, duke qenë se ky modul bazohet në principet e mësimit të vetë-drejtuar është në dorën tuaj të zgjidhni se ku dëshironi ta fokusioni kohën tuaj, bazuar në eksperiencat e mëparshme, njohuritë dhe nevojat tuaja.

Por çfarë është ekzaktësisht mësimi i vetë-drejtuar?

Joan Bushi

Joan Bushi është diplomuar në degën Inxhinieri Gjeo-informatikë dhe master në po të njëjtën degë. Pjesë e edukimit të tij janë trajnime, seminare dhe shkëmbime rinore në kuadër të projekteve të ndryshme edukative në nivel kombëtar dhe Evropian. Gjithashtu ka ndjekur një seri trajnimesh për trajnerë duke fituar njohuri dhe aftësi për të ofruar trajnime dhe seminare për të rinjtë në kuadër të edukimit jo-formal. Z. Bushi ka marrë pjesë në fasilitimin e aktiviteteve lokale përmes edukimit jo-formal duke qënë pjesë e organizatave të ndryshme rinore në Shqipëri. Fusha e tij e ekspertizës përfshin edukimin për të drejtat e njeriut dhe dialogun ndër-kultuor.

Bëhu i pari që shton një koment.

Ju lutemi, identifikohuni për të lënë një vlerësim