BIO e kontributorit

Joan Bushi është diplomuar në degën Inxhinieri Gjeo-informatikë dhe master në po të njëjtën degë. Pjesë e edukimit të tij janë trajnime, seminare dhe shkëmbime rinore në kuadër të projekteve të ndryshme edukative në nivel kombëtar dhe Evropian. Gjithashtu ka ndjekur një seri trajnimesh për trajnerë duke fituar njohuri dhe aftësi për të ofruar trajnime dhe seminare për të rinjtë në kuadër të edukimit jo-formal. Z. Bushi ka marrë pjesë në fasilitimin e aktiviteteve lokale përmes edukimit jo-formal duke qënë pjesë e organizatave të ndryshme rinore në Shqipëri. Fusha e tij e ekspertizës përfshin edukimin për të drejtat e njeriut dhe dialogun ndër-kultuor.