Have a question?
Message sent Close

Vullnetarizmi, vlerat dhe përfitimet në punën me të rinjtë

40 Students enrolled
0
0 reviews
  • Description
  • Curriculum
  • Reviews
image00127

Mirë se vini në modulin “Vullnetarizmi, vlerat dhe përfitimet në punën me të rinjtë ” !

Qëllimi i këtij moduli është t’i njohë punonjësit rinorë me principet dhe vlerat e vullnetarizmit të njohura dhe pranuara globalisht, duke rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e tij dhe duke ofruar modelin e vullnetarizmit të strukturar për vullnetarizëm cilësor në punën me të rinjtë.

Mjetet e përdorura:

  • 3 video
  • 2 Materiale për tu lexuar
  • 4 forume
  • 4 Detyra praktike në Padlet dhe Jamboard

* Ne kemi përgatitur për ju një varietet materialesh, detyrash praktike dhe burimesh të përzgjedhura. Gjithsesi, duke qenë se ky modul bazohet në principet e mësimit të vetë-drejtuar është në dorën tuaj të zgjidhni se ku dëshironi ta fokusioni kohën tuaj, bazuar në eksperiencat e mëparshme, njohuritë dhe nevojat tuaja.

 

Por çfarë është ekzaktësisht mësimi i vetë-drejtuar?

Saimir Boseta

Saimir Boseta është i diplomuar në degën Drejtësi në Universitetin e Tiranës. Z. Boseta ka një experience të gjatë në fushën e fushën e edukimit jo-formal duke përfshirë trajnime, seminare, trajnime për trajnere dhe shkëmbime rinore që prej vitit 2010 me programin e Erasmus Plus dhe Youth in Action. Ai ka punuar gjithashtu si koordinator me korpusin e vullnetarëve Evropianë duke i trajnuar vullnetarët mbi vullnetarzimin dhe metodologjitë e edukimit jo-formal dhe ka asistuar në koordinimin e 4 projekteve rinorë në nivel Kombëtar dhe Europian. Pjesë e eksperiencës së punës së tij janë dhe një seri aktivitetesh ku Z. Boseta ka punuar si bashkë-fasilitues i aktiviteteve dhe trajner Junior në edukimin jo-formal. Së fundmi Sajmiri është anëtar i organizatës “Nisma e luleve” me qëllim nxitjen e aktivizmit qytetar.