Te drejtat Sociale

Mirë se vini në modulin “Të drejtat sociale” !

Qëllimi i këtij moduli është:

  • Thellimi i të kuptuarit tuaj për të drejtat sociale siç identifikohen në Kartën Sociale Evropiane
  • Hartimi i “aksesit në të drejtat sociale” të të rinjve me të cilët punoni
  • Reflektimi mbi rolin që mund të luani – si punonjës rinorë – për të lehtësuar aksesin e të rinjve në të drejtat sociale.
  • T’ju ndihmojë të eksploroni disa nga të drejtat sociale në aspektin praktik dhe teorik
  • Njohja me burime shtesë dhe mjete që mund t’i përdorni në punën ditore me të rinjtë në temën e të drejtave sociale

* Ne kemi përgatitur për ju një varietet materialesh, detyrash praktike dhe burimesh të përzgjedhura. Gjithsesi, duke qenë se ky modul bazohet në principet e mësimit të vetë-drejtuar është në dorën tuaj të zgjidhni se ku dëshironi ta fokusioni kohën tuaj, bazuar në eksperiencat e mëparshme, njohuritë dhe nevojat tuaja.

 

Por çfarë është ekzaktësisht mësimi i vetë-drejtuar?

Silvia Dervishi

Silvia Dervishi punon në Shoqatën Përtej Barrierave në Shqipëri, si Menaxhere projekti ndërkohë që aktualisht është duke studiuar për Marrëdhënie Ndërkombëtare. E diplomuar për akademinë e OJQ-ve-2020 për menaxhimin dhe rrjetëzimin e projekteve nga Qendra Kombëtare e Burimeve në Shqipëri. Znj. Dervishi ka përvojë si trajnere Junior në aktivitete të ndryshme të edukimit joformal në kuadër të programit Erasmus plus dhe ka koordinuar 12 projekte rinore në BBA. Ajo është anëtare e Bordit Drejtues në rrjetin SEEYN (aktualisht) dhe ish Anëtare e Bordit të rrjetit të Kongresit Rinor Kombëtar Shqiptar. Se fundmi ka përfunduar trajnimin afatgjatë “Enter” mbi të drejtat sociale të zhvilluar nga Këshilli I Europës.

Bëhu i pari që shton një koment.

Ju lutemi, identifikohuni për të lënë një vlerësim