Qasjet edukative, metodat e punës dhe kompetencat në edukimin jo-formal

Mirë se vini në modulin “Qasjet edukative, metodat e punës dhe kompetencat në edukimin jo-formal” !

Qëllimi i këtij moduli është t’u ofrojë pjesëmarrësve një informacion të përzgjedhur dhe cilësor mbi qasjet edukative, metodat e punës dhe kompetencat në fushën e edukimit jo-formal dhe punës me të rinjtë.

 Mjetet e përdorura:

  • 5 video
  • 6 burime shtesë
  • 8 forume
  • 4 detyra praktike në Padlet
  • 1 detyrë praktike në Jamboard

Në këtë trajnim autodidakt, ne kemi përgatitur për ju një materiale, detyra praktike dhe burime të përzgjedhura. Megjithatë, ky modul bazohet në principet e mësimit të vetë-drejtuar, ndaj është në dorën tuaj të zgjidhni se ku dëshironi ta fokusioni kohën tuaj, bazuar në eksperiencat e mëparshme, njohuritë dhe nevojat tuaja për të zhvilluar njohuri të mëtejshme.

Rafaela Mborja

Rafaela Mborja studion për Marrëdhënie Ndërkombëtare me fokus në Studimet Europiane në Universitetin Europian të Tiranës, ndërsa punon si Koordinatore Vullnetaresh për Programin ESC në organizatën Përtej Barrierave. Rafaela ka marrë mjaft njohuri dhe aftësi lidhur me arsimin joformal dhe Programet Evropiane për Rininë, nëpërmjet pjesëmarrjes në projekte të ndryshme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, kështu ajo zhvilloi edhe pasionin e saj për punën rinore. Rafaela ka asistuar gjithashtu ne krijimin e dokumnetave dhe manualeve të publikuara në kuadër te projekteve të ndryshme përmes programit të Erasmus Plus.

Bëhu i pari që shton një koment.

Ju lutemi, identifikohuni për të lënë një vlerësim